Pandemia e COVID-19 kërcënon ta kthejë pas me një dekadë progresin në shëndetin e grave dhe fëmijëve, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, raporton HeraldMail
“Kriza e koronavirusit po përkeqëson pabarazitë. Gratë dhe fëmijët janë më të prekur nga ndërprerja e shërbimeve shëndetësore”, deklaroi OKB.
“Nëse nuk marrin masat e duhura, 48 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç mund të vdesin midis viteve 2020 dhe 2030”, sipas raportit.
Vitin e kaluar, 5,2 milionë fëmijë vdiqën për shkaqe të ndryshme, para se të mbushnin moshën 5 vjeç, dhe 82 % e viktimave ishin në Afrikën Subsahariane dhe në Azinë Jugore. s.ba/abcnews.al