Ndodh edhe kështu. Gruaja e futbollistit turk, Emre Asik, është akuzuar për komplot. Mbi Yagmur Asik tashmë rëndon akuza për vrasje në tentativë, pasi kishte paguar një vrasës me pagesë plot 1.2 milion dollarë. Misioni ishte që të vriste burrin e saj.
Çifti u martua në vitin 2012 dhe kanë së bashku tre fëmijë. Pas disa vitesh Yagmur u përfol se ishte në një lidhje jashtëmartesore dhe Emre nuk nguroi të niste procedurat e divorcit.
Menjëherë sapo mori vesh lajmin, 27-vjeçarja vendosi ta vriste ish-lojtarin e Galatasaray. Madje më vonë në lojë hyri dhe i dashuri i saj, Erdi Sungur, i cili ka zbuluar gjithçka për prokurorët e çështjes.

“Unë isha në një lidhje me Yagmur. Ajo po mendonte vetëm për pasurinë që do të trashëgonte pas vdekjes së Emre. Në fillim ma kërkoi mua ta vrisja, por unë nuk pranova. Më pas ajo siguroi shërbimet e një vrasësi me pagesë dhe kërkonte nga ai që t’ia zhdukte trupin.
Por para se të ndodhte vrasja, vrasësi zbuloi gjithçka dhe ia tregoi Asikut,” janë fjalët e Sungur. Tashmë dyshja është në paraburgim në pritje të gjykimit për vrasjë në tentativë. /abcnews.al


