Shoqata e ndertuesve: Të shtyhet një vit taksa e pronës në bazë të vlerës

schedule15:53 - 23 Tetor, 2017

schedule 15:53 - 23 Tetor, 2017

Shoqata e ndërtuesve kërkon të shtyhet me një vit takimi i pronës në bazë të vlerës. Kjo formë taksimi pritet të rrisë vlerën e pagesës, ndërsa ndërtuesit këshillojnë të futen më parë të gjithë në skemë, përndryshe rëndohen vetëm ata që paguajnë tashmë.

Ndërsa Ministria e Financës po përcakton detajet për taksën e rritur të pronës vitin e ardhshëm, Shoqata e Ndërtuesve kërkon të shtyhet niveli i ri i taksës me të paktën një vit.
Në një intervistë për ABC News, një nga drejtuesit e shoqatës, thotë se pushteti lokal ende nuk mbledh gjerësisht taksën e pronës, ndaj para se të aplikohet një nivel më i lartë, tatimet duhet të sigurohen që po paguajnë të gjithë.
Taksimi me bazë të vlerës shihet si më i drejtë, por vlera e rekomanduar nga FMN në rreth 0.07% të vlerës së pronës, pritet ta rrisë taksën vjetore 3-10 herë.
Ndërtuesit, nuk janë informuar ende nga Ministria e Financave për ndryshimet e fundit, ndërsa shitësit kryesore të apartamenteve tregojnë se kanë sygjeruar me parë, që të niset me projekt pilot në dy bashki.
Taksa e pronës, nenkupton taksë për pasuritë e paluajtshme, banesa, ambiente biznesi, truall, tokë bujqeësore, por disktutimet e paraprake të Ministrisë së Financave falsin për një taksë vetëm mbi banesat vitin e ardhshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!