Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy të plagosur në ish-zyrat e Charlie Hebdo, Fraca nis hetimin anti-terror

schedule18:09 - 25 Shtator, 2020

schedule 18:09 - 25 Shtator, 2020

Franca ka nisur një hetim antiterror pasi dy persona u plagosën me thikë në Paris të premten pranë ish zyrave të revistës satirike Charlie Hebdo që u sulmua nga militantët islamikë në 2015.

Kryeministri Jean Castex, i cili nxitoi për në vendin e ngjarjes, tha se sulmuesi kryesor ishte arrestuar dhe se jeta e asnjërit prej të plagosurve nuk ishte në rrezik.

Një person i dytë u arrestua gjithashtu pas sulmit, në të cilin dëshmitarët thanë se një thikë kasapi ishte përdorur si armë.

Një burim policor tha se i dyshuari kryesor ishte 18 vjeç, i njohur për shërbimet e sigurisë, i lindur në Pakistan dhe ishte arrestuar. Sulmi u krye në atë që Castex tha se ishte një “vend simbolik” dhe përkoi me fillimin e këtij muaji të gjyqit të 14 bashkëpunëtorëve të dyshuar në sulmin e vitit 2015.

Gjykata dëgjoi se të 14 kishin kërkuar të hakmerreshin për Profetin Muhamed, gati një dekadë pasi revista botoi karikaturat që talleshin me të. Al-Kaeda, grupi militant islamik që mori përgjegjësinë për sulmin në 2015, kërcënoi të sulmonte Charlie Hebdo përsëri pasi ribotoi karikaturat këtë muaj. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!