U iku efektivëve nga duart, e bllokoi qytetari, policia: E kapëm vetë pak metra larg drejtorisë

schedule17:31 - 25 Shtator, 2020

schedule 17:31 - 25 Shtator, 2020

Policia e Tiranës ka reaguar për rastin e regjistruar ditën e sotme në drejtorinë e policisë, ku një qytetar i arrestuar për dhunë në familje, u shpëtoi efektivëve nga duart dhe tentoi që të arratiset. Sipas policisë, rreth orës 16:00 nga efektivët e komisariatit nr. 3 u arrestua i riu K.P. 28 vjeç, banues në Tiranë. Policia thotë se ai ishte shoqëruar në policinë e Tiranës për dhunë në familje, pasi ishte denoncuar nga babai i tij.

Por, thotë më tej policia, në momentin që punonjësi i policisë po e shoqëronte për në katin e parë të Drejtorisë Tiranë, ai e ka kundërshtuar me dhunë duke e goditur punonjësin e policisë dhe ka tentuar të largohet nga ambientet e Drejtoria e Vendore e Policisë Tiranë por “është kapur dhe prangosur disa metra më tej nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat” thuhet në njoftim. Por gazetarja e Abc News Xhensila Kodra mëson një tjetër version të ngjarjes.

Një burim i tha Abc News, se i riu i iku policisë dhe ishte një qytetar që e bllokoi duke ua dorëzuar efektivëve në zonën e ‘Myslym Shyrit’. 28 vjeçari tani do të akuzohet përpos dhunës në familje dhunës në familje edhe për goditje të efektivëve dhe mosbindje ndaj policisë. /db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!