“Turp të largohet falas Hysaj nga Napoli, po mendojmë ofertën ruse”

schedule15:18 - 25 Shtator, 2020

schedule 15:18 - 25 Shtator, 2020

Elseid Hysaj mund të largohet nga Napoli, edhe pse ditë më parë është raportuar se rinovimi i marrëveshjes ishte pranë dhe se trajneri Gennaro Gattuso e donte në skuadër mbrojtësin shkodran.

Ende nuk ka një marrëveshje, ndërkohë që për të ka mbërritur edhe një ofertë që konfirmohet nga menaxheri i Hysajt, italiani Mario Giuffredi.

“Ne po flasim për kontratën, por në ditët e fundit kemi marrë një ofertë nga Spartak Moscow dhe po e vlerësojmë”, tha fillimisht për “Radio Marte” përfaqësuesi i kapitenit të kombëtares shqiptare.

“A i plotëson oferta kërkesat e Napolit? Duhet parë në disa këndvështrime. Për disa muaj ai mund të largohet me parametra zero. Do të doja të shihja se sa lojtarë të datëlindjes 1944 kanë qenë kaq të rëndësishëm për Napolin këto vite. Do ishte turp për një lojtar si ai që të largohej falas”, mbyll Giuffredi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!