Bie avioni ushtarak në Serbi, vdesin dy pilotët

schedule14:21 - 25 Shtator, 2020

schedule 14:21 - 25 Shtator, 2020

Një avion ushtarak serb u rrëzua paraditen e sotme në fshatin Brasina afër Mali Zvornik në Serbinë Perëndimore.

Mediat serbe raportojnë se bëhet fjalë për një avion Mig-21, i cili u rrëzua gjatë një misioni, shkruan abcnews.al.

Autoritetet bëjnë me dije se dy pilotët e avionit janë vrarë gjatë aksidentit, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!