Kreu i Organizatës së Veteranëve të luftës së UCK-së, Hysni Gucati është arrestuar nga EULEX’i.
Kështu ka deklaruar për Gazetën Express nënkryetari i veteranëve, Nasim Haradinaj.
Gucati do të dërgohet sot për në Hagë, derisa, momentalisht është ende në zyrat e veteranëve.
Pas arrestimit të djeshëm të Sali Mustafës, zyrtarë të EULEX-it kanë rrethuar këtë paradite zyrat e veteranëve të UÇK-së.
Mediat kosovare raportuan se EULEX po zhvillon një aksion, ku pritej të kishte edhe arrestime.
/abcnews.al