U përfol se prishen marrëdhëniet pas “Këngës Magjike”, Fifi sqarohet me foton krah Enedës

schedule07:21 - 25 Shtator, 2020

schedule 07:21 - 25 Shtator, 2020

Këngëtaret e njohura Eneda Tarifa dhe Fifi u komentuan gjatë në media vitin e kaluar, pas përfundimit të “Këngës Magjike”.

Që nga ai moment dyshja nuk e ndoqën më njëra-tjetrën në rrjete sociale.

Së fundmi, me anë të një postimi në rrjete sociale, Fifi ka lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre është rregulluar. Ajo ka publikuar një foto me Enedën, krah së cilës shkruan se kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten shoqe.

“Për të gjithë ata që na duan dhe nuk na duan, ishim dhe jemi shoqe”, ka shkruar Fifi. l.k/abcnews.al