Ilir Beqja, drejtues politik i PS-së në qarkun e Shkodrës i ftuar në studion e Abc News përballë gazetarit Endri Xhafo e cilësoi provokim deklaratën e presidentit ilir Meta ditën e sotme lidhur me hapjen e listave. Beqja, tha se marrëveshja e 5 qershorit nuk ka aspak lidhje me hapjen e listave dhe se Meta po provokon me qëllim për të çoroditur opinionin publik.
“5 qershori nuk flet fare për lista të hapura. Ky është një provokim që bën enkas presidenti për të çoroditur opinionin publik. Në 5 qershor nuk kemi folur fare për listat.
5 qershori nuk është prekur me mënyrën si duam të bëjmë kompozimin e listave. Nga mënyra që u soll sot Presidenti, nuk ishte më mbi palët, por palë. Nuk prekim 5 qershorin. Mënyra e listave nuk ka qenë pjesë e 5 qershorit. Pikë” tha ai. db/Abcnews.al
Pavarësisht akuzave se me propozimin për hapjen e listave, socialistët nuk ndryshojnë asgjë, pasi kandidatët fitues sërish caktohen nga kryetari, Beqja e mohon.
“Lista është e hapur 100 përsa i përket numrit, nëse renditja e depozituar nga kryetari i partisë me këtë renditje ndodh që ka njerëz që kanë marrë më shumë vota se herësi kanë të drejtë që të kërcejnë, pra kemi një rirenditje”. Edhe për koalicionet, Beqja ashtu si forca ku bën pjesë ishte i prerë. “Le t’i bëjnë bashkë në një listë unitare”.
Por ai ndryshon rregullat e lojës ndryshimi i Kodit Zgjedhor, referuar skemës së koalicioneve? “Jo, loja nuk ka filluar akoma”.
Por ku do të kandidojë Edi Rama në zgjedhjet e ardhshme? “Do të vlerësohet ku është më i rëndësishëm kontributi i tij. Ka një diskutim që kryetarët të jenë më shumë se në një qark, ky është diskutim” përfundoi Beqja.