Të qënurit vajzë të vendos përpara “përgjigjesisë” për të pasur forma fizike perfekte, ndaj dhe përkushtimi ndaj palestrës së fundmi është rritur.
Jori Mersin, fitness model, në emisonin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi tha se çdo femër që shkon në palestër, shkon për të pasur një trup të rregullt dhe për t’u ndjerë e relaksuar.
Ndër të tjera ajo nënvizoi se palestra e ka ndihmuar që të ketë një trup të palestruar dhe tërheqës.

E pyetur nga Ermali nëse ja vlen dedikimi enkas për të pasmet ajo shton:
“ Shumë ia vlen! Sigurisht unë kënaqem kur shoh veten me forma shumë të mira. Unë kam qenë njeriu më pa vithe në botë!. Më është rritur vetvlerësimi për veten.”

