Fqinjët e 71-vjeçarit Lefter Zhidru i cili prej rreth 4 orësh po qëndron i mbyllur në banesë nga ku ka qëlluar me armë zjarri në ajër, kanë treguar se ai bashkë me të shoqen kanë 5 vite që jetojnë me qira në këtë pallat.
Sipas fqinjëve ata janë prindër të një vajze 13-vjeçare ndërsa nuk kanë komunikim me asnjë prej tyre. Ata kanë treguar se çifti shpesh herë komunikonte me zë të lartë duke prishur edhe qetësinë e banorëve të tjerë.
“Kishte debate por si familjarë. Bënte pak zhurmë por si të gjithë të tjerët. Ka ardhur policia e ka shoqëruar dhe ka thënë nuk bëj më dhe e kanë liruar”, thotë një prej tyre.
Nëse negociatat për dorëzimin e tij dështojnë, atëherë RENEA mund të ndërhyjë me gaz lotsjellës për ta neutralizuar në banesë 71-vjeçarin që terrorizoi qytetin e Elbasanit, ndërsa ankthi dhe frika ende vijon./mv.abcnews.al