Vijon të jetë i lartë numri i rasteve pozitivë me koronavirus në vend. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot 134 raste të reja, nga 852 testime të kryera për të dyshuar.
Sipas të dhënave të fundit 100 qytetarë janë shëruar nga Covid-19, duke e çuar 7239 numrin e të shëruarve që nga shpërthimi i epidemisë. Fatmirësisht, pas shumë javësh në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga virusi i rrezikshëm.
Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë është si vijon:
61 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier,
5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë,
nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë.
Ndërkaq, situata vijon të jetë shqetësuese në spitale. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 186 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (24 Shtator 2020)
Testime totale 83103
Raste pozitive 12921
Raste të shëruara 7239
Raste Aktive 5312
Humbje jete 370 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 19, Korçë 18, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2630
Durrës 576
Shkodër 380
Lezhë 302
Elbasan 300
Korçë 250
Fier 246
Vlorë 195
Kukës 154
Berat 108
Dibër 90
Gjirokastër 81
g.v/abcnews.al