Aftësitë gjuhësore të një oficeri policie bënë të mundur arrestimin e një shqiptari i cili pretendonte se ishte italian por nuk dinte asnjë fjalë, raporton Chroniclelive
Kleris Harizi posedonte një pasaportë italiane me një emër të rremë. Pas arrestimit nga autoritetet, 22-vjeçari u ngatërrua nga pyetjet themelore rreth vendlindjes së tij të supozuar dhe policia e dërgoi menjëherë në stacionin e policisë pas dyshimeve rreth tij.
Kur mbërriti në stacionin e policisë, fatkeqësia e tij ishte se agjenti që e mori në pyetje dinte italisht, gjuhë që Harizi nuk e kuptonte. Harizi, nga Bensham Avenue, Gateshead , pranoi se kishte një pasaportë me emër të rremë, dhe se përdorte një automjet të pasiguruar dhe pa liçensë.
22 vjeçari u dënua me 6 muaj burg. s.ba/abcnews.al

