FOTO/ Pas 9 muajsh nga lindja, Vilma Masha prezanton për herë të parë vajzën

schedule10:07 - 24 Shtator, 2020

schedule 10:07 - 24 Shtator, 2020

Moderatorja sportive  Vilma Masha u bë nënë për herë të parë në dhjetor të vitit 2019. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin e veçantë Sea.

Gjatë kësaj periudhe, Vilma ka treguar momentet më të ëmbla me vajzën, por pa zbuluar portretin e saj.

Megjithatë së fundmi në një intervistë për revistën ‘Star’, Masha ka prezantuar të gjithë audiencën me vogëlushen e saj.

Vilma ka treguar gjerësisht se si e ka përjetuar mëmësinë dhe ka rrëfyer gjithë lumturinë që i ka sjellë vajza në jetë.

“Sea është lumturia ime më e madhe, është drita që më ka ndriçuar shpirtin. Tani nuk ka më unë, por Sea, çdo gjë që ne bëjmë, mendojmë për të në radhë të parë; që nga vendimet më të rëndësishme për mirërritjen e saj e deri te shëtitjet që janë të pakonceptueshme pa Sean. Prioriteti ynë është Sea”, është shprehur Masha. l.k/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!