Parashikimi i motit, vranësira dhe reshje shiu gjatë paradites

schedule07:10 - 24 Shtator, 2020

schedule 07:10 - 24 Shtator, 2020

Ditën e sotme territori shqiptar do të mbetet në prezencën e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje afat shkurtra shiu gjatë paradites.

Por, pritet përmirësim i përkohshëm i motit në orët e pasdites dhe mbrëmjes.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Evropa

Vijon Evropa Jugore në ndikimin e vranësirave të dendura, rrebesheve të shiut dhe stuhive të erës. Po ashtu me vranësira dhe reshje shiu mbetet

qendra dhe veriu i Kontinetit. Ndërsa kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë Evropën Jugperëndimore, Brigjet e Egjeut dhe Evropën Lindore.

Kosova

Paraditja vijon e kthjellët në të gjithë Kosovë, Por duke ju afruar mesditës vranësira të dendura do të përfshijnë të gjithë vendin duke sjellë rrebeshe shiu.

Maqedonia e Veriut

Vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta mbizotërojnë në MV, Ku herë pas here vranësirat sjellin rrebeshe afatshkurtra shiu. Edhe pasditja vijon në të njëjtat kushte atmosferike./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!