Hipertensioni shkak kryesor për sëmundjet e zemrës, në Shqipëri, 1 në 5 persona nuk e dinë që e kanë

schedule19:35 - 23 Shtator, 2020

schedule 19:35 - 23 Shtator, 2020

Rreth 40% e moshës mbi 25 vjeç në Shqipëri vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.  Të dhënat deklarohen nga mjekja kardiologe në Spitalin Hygeia në Tiranë Jorida Djamandi, e cila  tregon gjithashtu se 1 në 5 persona nuk e dinë që vuajnë nga hipertensioni dhe mësojnë për sëmundjen kur shëndeti iu përkeqësohet.

Ata që vuajnë nga hipertensioni shpeshherë nuk e kontrollojnë mirë atë dhe 70% e tyre nuk arrijnë të kenë vlerat normale. Ngjarja e parë e parë kardiovaskulare mund të jetë nga një krizë e hipertensionit”, thotë ajo.

Pikërisht për këtë arsye tensioni i lartë I gjakut quhet cilësohet dhe si “vrasës i heshtur”.

Ai është shkak kryesor për sëmundjet kardiovaskulare.  Prandaj mjekja kardiologe në Spitalin Hygeia në Tiranë Jorida Djamandi apelon për kontroll periodik të tensionit dhe konsulta me specialistin.

“Matja e tensionit duhet bërë ulur, i qetë. Duhen bërë dy ose tre matje, njëra pas tjetrës dhe të merret një mesatare e tyre. Çdo person mbi 25 vjeç duhet të bëjë një kontroll periodik. Në rast se shikon që vlerat janë mbi 140 dhe 90, kaq është pragu normal hipertensionit, duhet të bëj një kontroll”, thotë mjekja.

Personat që vuajnë nga hipertensioni sipas mjekes duhet të kufizojnë përdorimin e kripës, yndyrna shtazore dhe të mbajnë një dietë të ekuilibruar ushqimore. /abcnews.al