Betimi i fshehtë i Aleksandër Lukashenkos si President i Bjellorusisë provokoi një reagim të fortë në vend.
Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Minskut për të protestuar dhe shumë marshuan mes flamujve të opozitës.
Dëshmitarët okularë, të cituar nga Reuters, thanë se policia përdori ujë me presion për të shpërndarë tubimin. Nga ana e saj, agjencia e lajmeve Interfax njoftoi se policia kishte filluar arrestimin e protestuesve.
LEXO EDHE: Dalin pamjet, rrugët bosh, si mori mandatin e gjashtë në fshehtësi Lukashkenko
Lukashenjo u betua sot duke marrë mandatin e gjashtë papritur dhe pa njoftuar. Kjo ngjarje është kritikuar në masë nga përfaqësuesit e opozitës, ndërsa nxori në rrugë mijëra qytetarë. g.v/abcnews.al