Kryetari i PD-së Lulzim Basha mbrëmjen e sotme në selinë blu do të zhvillojë një takim me ekspertët e partisë për problemet me të cilat përballet sistemi dhe qytetarët kundër pandemisë Covid-19.
Mjekët paralajmëruan nesër një protestë për paga dinjitoze dhe kushte të mira pune, ndërkohë që kryeministri Edi Rama njoftoi se do të presë një përfaqësi të tyre në selinë e qeverisë./ db/Abcnews.al