Ndalohen dy gardianë në Vlorë, pas arratisjes së Mikel Kasës

schedule10:55 - 24 Maj, 2018

schedule 10:55 - 24 Maj, 2018

Dy gardianë të paraburgimit të Vlorës u ndaluan pas arratisjes se bujshme dje të të deënuarit Mikel Kasa nga gjykata. Fillimisht policia shoqëroi tre gardianë, por pas verifikimeve u ndaluan vetëm Gjolek Hodaj dhe Granit Zani.

Të dy këta punonjës të Burgjeve akuzohen se nuk kanë marrë masat e duhura për të siguruar të arrestuarin. Mikel Kasa, 29 vjeç, i akuzuar për pengmarrje, arriti të arratisej nga salla e gjyqit në mënyrë spektakolare. Ai ishte në pritje të vendimit me gjykim të shkurtuar dhe u dënua me 3. 4 vjet burg, kur iku në mënyrë spektakolare nga salla e gjyqit. Megjithëse policia ka kontrolluar disa banesa dhe ambiente, ku dyshohet se mund të ndodhej i fshehur i arratisuri Kasa, ende nuk ka rezultate për gjetjen e tij. /abcnews.al