Lumturia e Moratës: Juventusi si familje, sa bukur të rikthehesh sërish këtu

schedule17:12 - 23 Shtator, 2020

schedule 17:12 - 23 Shtator, 2020

Alvaro Morata është rikthyer te Juventusi. Andrea Pirlo e donte me çdo kusht dhe drejtuesit arritën akordin me Atletico Madrid (10 milion euro për huazimin për një vit dhe 45 milion euro të tjera për ta blerë përfundimisht).

Sulmuesi 27-vjeçar, i cili ishte pjesë e bardhezinjve në sezonet 2014-2016, ka thënë fjalët e para pas rikthimit në Torino, duke shprehur lumturinë e tij të madhe rreth kësaj lëvizje. “Po provoj ndjesi shumë të bukura, pasi kam mbetur gjithmonë i lidhur me Juventusin.

Jam shumë i lumtur që u riktheva këtu, mezi po pres t’i bashkohem shokëve në stërvitje. Jam i bindur që jam një futbollist më i mirë se më parë, jam rritur në shumë aspekte. Shpresoj që ky rrugëtim me Juventusin të jetë po aq i bukur sa i pari.

Do të jem gjithmonë gati për këtë klub të madh, njëkohësisht edhe një familje e shkëlqyer. Është kënaqësi e madhe të kthehesh në një vend ku ke kaluar për mrekulli“, deklaron Alvaro Morata për kanalin zyrtar të “Zonjës”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!