Ministri i Jashtëm gjerman Haiko Maas është karantinuar pasi një nga anëtarët e tij të sigurisë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Mësohet se ministri është karantinuar si masë paraprake, ndërsa nuk ka shfaqur shenja infektimit.
Sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme për gazetën BILD, testi i parë që Maas iu nënshtrua sot ishte negativ, ndërsa, në bashkëpunim me shërbimet shëndetësore të Berlinit, në ministri po hetohen raste të tjera.
Ndërkaq, ministria ka njoftuar anulimin e vizitës së ministrit në Jordani. g.v/abcnews.al