Në kampionatin turk të futbollit, po shtohet dita-ditës numri i futbollistëve shqiptarë. I radhës që është transferuar në Turqi, është mesfushori Idriz Voca.
Pjesë e përfaqësueses së Kosovës, Voca bëri paraqitje shumë të mira për Luzern në Zvicër, çka i dha mundësinë të transferohet në skuadrën e Ankaragucu, skuadër e kryeqytetit (Ankara). Pasi firmosi kontratën 2-vjeçare, Voca u shpreh:
“Jam krenar që jam pjesë e një klubi të fortë dhe të suksesshëm siç është Ankaragucu. Jam i entuziazmuar t’i shërbej këtij komuniteti dhe premtoj të jap më të mirën time të mundshme”, përfundoi Voca./abcnews.al