Marrëveshja e re e BE-së për emigrantët do të shmangë mbipopullimin e kampeve

schedule11:52 - 23 Shtator, 2020

schedule 11:52 - 23 Shtator, 2020

Marrëveshja e re e BE-së rreth emigracionit do t’i japë fund kampeve të mbipopulluara. Kjo është deklarata e Komisioneres për çështje të brendshme të BE-së, e cila zbuloi strategjinë e saj të re për menaxhimin e krizës së emigrantëve.

Një zjarr i kohëve të fundit në kampin e mbipopulluar të Morias, i cili kishte një kapacitet prej 3,000 por që strehonte më shumë se 12,000 migrantë, ndërgjegjësoi BE-në për krijimin e një politikë të re.

Jo më Moria,” tha Ylva Johansson, kur u pyet nëse pakti i ri do t’i jepte fund kampeve të mbipopulluara të emigrantëve.

“Unë mendoj se është e qartë se Moria është rezultat i mungesës së një politike të përbashkët europiane të azilit dhe emigracionit.

“Ne kemi nevojë për një sistem të duhur,i cili do të përgjigjet pavarësisht presionit që mund të kenë vendet anëtare.”

Javën e kaluar, shefja e BE Ursula von der Leyen tha se rregullorja e Dublinit – e cila e bën BE-në një vend azilkërkuesish do të zëvendësohet nga pakti i ri.

“Emigrantët janë si ti dhe unë,” tha Johansson për Euronews. “Ata janë burra dhe gra, djem dhe vajza; ata kanë mendime dhe përvoja të ndryshme dhe janë qenie njerëzore, dhe duhet të trajtohen si të tilla.

“Unë mendoj se është shumë e qartë se emigrantët po paguajnë një çmim të lartë çdo ditë sepse ne nuk kemi ende një politikë të përbashkët europiane.

“Por gjithashtu, besimi midis vendeve anëtare po ndikohet nga mungesa e një politike të përbashkët europiane. Kështu që unë shpresoj që propozimi im të ndihmojë.” s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!