Kujdes! Pika portokalli në ekranin tuaj të iPhone do të thotë se dikush po ju dëgjon

schedule09:55 - 23 Shtator, 2020

schedule 09:55 - 23 Shtator, 2020

Shumë përdorues të iPhone po vërejnë një pikë të vogël portokalli që shfaqet në pjesën e sipërme të ekranit të tyre.

Pika portokalli është shtuar si një mënyrë për të dalluar shpejt nëse mikrofoni në iPhone është aktivizuar, shkruan Metro.co.uk.

Si pjesë e rinovimit të ri të iPhone, Apple ka shtuar një dritë treguese që ju tregon kur një aplikacion po përdor mikrofonin dhe kamerën tuaj, dhe kjo vjen në formën e një pike portokalli ose jeshile.

Kjo është e ngjashme me shumicën e laptopëve që ndezin një dritë të vogël për të treguar se kamera është në përdorim. Duket e frikshme, por të shikosh pikën në pjesën e sipërme të ekranit nuk është një arsye për tu alarmuar në të gjitha rastet.

Disa aplikacione duhet të përdorin mikrofonin tuaj (pikë portokalli) ose kamerën (pikën e gjelbër) në mënyrë që të funksionojnë.

“Një tregues shfaqet në pjesën e sipërme të ekranit tuaj sa herë që një aplikacion po përdor mikrofonin ose kamerën tuaj. Dhe në Qendrën e Kontrollit, ju mund të shihni nëse një aplikacion i ka përdorur ato kohët e fundit”, shkroi Apple.

Në mënyrë që ta keni në funksion, do të duhet të updat-oni në iOS 14. l.k/abcnews.al