Zyrtare/ Espanyol e prezanton, Keidi Bare gati për aventurën e re!

schedule19:38 - 22 Shtator, 2020

schedule 19:38 - 22 Shtator, 2020

Mesfushori i Shqipërisë, Keidi Bare, është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Espanyol. Futbollisti kuqezi shkëlqeu me Malagan sezonin e shkuar, duke bindur Espanyolin të paguajë për kartonin e tij.

23-vjeçari ka firmosur me ekipin e ri një kontratë deri në qershor të vitit 2024. 1.8 milion euro ka paguar klubi i Espanyol për firmën e Bares, para këto që i shërbejnë shumë Malagas për t’i shpëtuar falimentit./abcnews.al