Trafiku në Tiranë, Veliaj: Gati “Zogu i Parë” dhe “Rruga e Durrësit”, pas shirave i vëmë shtresën e fundit

schedule17:58 - 22 Shtator, 2020

schedule 17:58 - 22 Shtator, 2020

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar se Rruga e Durrësit në Tiranë dhe ajo në bulevdardin Zogu i Parë kanë përfunduar , ndërsa po pritet një periudhë testimi nga shirat për t’i hedhur shtresën e fundit të asfaltit.

Gjatë një interviste në ABC News, Veliaj tha se rruga e Durrësit nuk u rindërtua përgjatë periudhës së karantinës për dy arsye, e para situata e Covid-19 që siç tha ai shkaktoi të prekur edhe në Bashki, por edhe procedurat e programuara që nuk mund të ndryshoheshin brenda ditës. Situatën e trafikut në Tiranë, Veliaj e cilësoi si një problem të zgjidhshëm me anë të ndëshkimit të atyre që zënë hapësirën e të tjerëve.

“Jo sepse e kam marrë parasysh duke kontribuar vetë me biçikletë dhe duke bërë disa punë që duhet t’i kishte bërë ai tjetri para meje. Kjo është arsyeja pse do ta mbaroj Zogun e Parë dhe Rrugën e Durrësit brenda kësaj stine në mënyrë që trafiku në Tiranë të lehtësohet. Bashkia e Tiranës nuk është institucion arsimor. Ne kemi hapur disa shkolla të reja këtë vit për të lehtësuar ato me dy turne. Në Tiranë është hapur shkolla 1 qershori dhe Jeronim De Rada. Deri në semestrin e dytë do kemi disa nga shkollat e reja në Don Bosko.

Rruga e Durrësit dhe Zogu i Parë kishin që nga koha e Italisë që nuk ishin prekur . Korriku është një muaj aktiv dhe ne presim që deri në 15 shtator këto punë kanë mbaruar. Periudha e shirave është periudhë testimi. Dhe pas kësaj ne do vëmë edhe shtresën e fundit të asfaltit.  Komisioni i parë i rindërtimit dhe ai i dytë kanë u sëmurën dhe nuk mund ta bënin rrugën e Durrësit gjatë pandemisë.

Nuk është një kalendar që unë e ndërroj dot kështu. Ka një kalendar kur miratohet buxheti. Ka një garë 45-ditore për projektin. Pastaj një periudhë apelimi.  Ne duhet të bindim ata që shkelin rregullat. Nuk mund të ndalojnë biçikletat sepse njëri do të parkojë dysh. Një qytet i mirë duhet të ketë hapësira për të gjithë“, u shpreh Veliaj./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!