Pas plagosjes së 17-vjeçarit Elvin Zira në Sukth, uniformat blu kanë vënë në pranga autorin e ngjarjes, 16-vjeç me iniciale M.I. Ngjarja nisi pas një konflikti mes dy grupesh të rinjsh të cilët ishin mbledhur për t’u sqaruar. Policia njofton se tashmë materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
“Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë dhe Forcës së Posaçme “Shqiponajt”, kapet dhe shoqërohet në ambientet e Policisë, autori i dyshuar i plagosjes me mjet prerës (thikë), në Sukth.
Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marë për ngjarjen e ndodhur pak më parë në Sukth, Durrës, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale, bëri të mundur të kapë dhe të shoqërojë në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme, shtetasin Xh.S., 16 vjeç, banues në Sukth, Durrës.
Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.Z., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./mv. abcnews.al