Aktorja shumë e dashur turke, Hazal Kaya, u bë e njohur për publikun shqiptar përmes rolit të ‘Nihal’ tek telenovela “Dashuri e Ndaluar”.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku së fundmi ka ndarë me ndjekësit një përfundim në të cilin kishte arritur, duke u bazuar në eksperiencat e saj në rolet e ndryshme, që i janë besuar në serialet turke.
Aktorja përmes një postimi, tregon se është shumë e befasuar si si ndryshon reagimi i ndjekësve turq në varësi të personazheve që ajo luan.
Hazal ka treguar, se kur ajo luante rolin e “Nihalit” njerëzit i afroheshin me shumë edukatë për t’i kërkuar një foto apo autograf. Kur ajo u bë “Feriha” në një tjetër telenovelë, reagimi i fansave, sipas aktores, ndryshoi në mënyrë drastike.
Aktorja u shpreh se ata thërrisnin me zë të lartë: “Hej vajzë, eja këtu”, duke e vlerësuar kështu në varësi të rolit. l.k/abcnews.al