Video propagandistike e forcave ajrore, Kina përdor pamje nga filmat e Hollywood-it

schedule12:06 - 22 Shtator, 2020

schedule 12:06 - 22 Shtator, 2020

Një video e forcave ajrore të Kinës ka hasur kritika nga përdorues të mediave sociale pas pyetjeve pse fuqia e dytë më e madhe ushtarake në botë bashkoi video të filmave të Hollivudit në materialin e saj propagandistik.

Sipas The Guardian videoja me 4.72 milionë shikime në Weibo dhe e krijuar nga  qendra e propagandës dhe kulturës të forcës ajrore të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit (PLA), tregon bombarduesin e saj me rreze të mesme dhe të gjatë H-6.

Videoja tronditëse tregon personelin e forcave ajrore kineze që fillojnë një sulm mbi një bazë ishullore, që ngjason me objektet e SHBA-së në Diego Garcia dhe Guam,  duke realizuar një aksion të suksesshëm. Por përdoruesit e  mediave sociale arritën të dallonin pamjet e kopjuara, transmeton abcnews.al

Sekuencat e shpërthimit të raketave u morën nga tre filma të Hollywood: Transformers: Revenge of the Fallen, The Rock and The Hurt Locker.

“Ne promovojmë avionët tonë ushtarakë duke përdorur klipe filmash me amerikanë të Hollywood-it, pse të shqetësohemi?”, tha një përdorues, ndërsa një tjetër tha: “Është video promovuese e kombit tonë, pse nuk përdorim imazhet tona?”.

Rikujtojmë që Kina është në një konflikt me SHBA-në për sa i përket mbrojtjes, teknologjisë, tregtisë, dhe statusin e Hong Kongut dhe Tajvanit. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!