Nga Julian Borger, The Guardian
Është cilësuar si mbledhja më e keqe e Zoom, por asambleja e 75-të e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mund të jetë edhe më keq se kaq.
Është quajtur “debat i përgjithshëm”, por ky takim nuk pati diskutime, vetëm mesazhe të regjistruara me video nga udhëheqësit e botës, duke theksuar edhe njëherë pozicionet e tyre. Ata supozohej t’i kishin dërguar videot e tyre në fund të javës së kaluar por vetëm gjysma ishte dorëzuar.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, shpreson se 75 vjetori i organizatës të shihet si një mundësi për vendet anëtare që t’i bashkohen parimeve themeluese të organizatës por vetë OKB-ja dhe multilateralizmi nuk ka qenë kurrë kaq i paqartë, transmeton abcnews.al
“Problemi është se pjesa më e madhe e botës po vë në dyshim rëndësinë OKB-së tha Sherine Tadros, shefja e zyrës së OKB-së.
I pari që do të nisë fjalimin, të martën në mëngjes, do të jetë Jair Bolsonaro, i cili do të pasohet nga fjalimi i Donald Trump, pastaj Rexhep Tajip Erdogan dhe Xi Jinping. Radha e Vladimir Putin do të jetë pas gjysmë ore, transmeton abcnews.al
“Java e nivelit të lartë” do të fillojë me një paradë të njerëzve të vetëquajtur më të fuqishmit e botës.
Fjalimet do të prezantohen nga përfaqësuesit e secilit vend në dhomën e madhe të asamblesë së përgjithshme dhe më pas fjalimi i secilit udhëheqës do të shfaqet në ekranet gjigante të vendosura pas podiumit të famshëm ku janë mbajtur fjalimet e 74 viteve më përpara.
“Mendoj se një pjesë e asaj që do të flitet do të humbasë, sepse njerëzit me fjalimet e regjistruara po u flasin liderëve botërorë, duke synuar audiencën e tyre të brendshme, “tha Ashish Pradhan, analisti i OKB-së.
“Besoj se vetëm fjalimi i Trump dhe i disa të tjerëve do të dëgjohen dhe pyes veten se sa udhëheqës botërorë do të jenë duke dëgjuar fjalimet e tjera.”
Ky është një moment veçanërisht i keq për diplomacinë. Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, përçarja midis SHBA-së dhe Kinës ka arritur të dominojë politikën globale dhe të kontribuojë në “ngrirjen” e këshillit të sigurimit të OKB-së si një organ vendimmarrës mbi krizat ndërkombëtare, transmeton abcnews.al
Guterres theksoi se: “Asnjëherë në historinë moderne nuk kemi pasur një konfrontim ushtarak midis fuqive të mëdha për vite me radhë “.
Por edhe kjo arritje ndodhet nën kërcënim pasi ushtarët indianë dhe kinezë kanë përplasje në kufirin e tyre të diskutueshëm të Himalajës. Këshilli shpesh ka qenë i ndarë për sa i përket çështjeve të politikës ndërsa tani është në dyshime për sa i përket realitetit. SHBA-ja ka deklaruar se është shkaktarja për rivendosjen e sanksioneve të OKB ndaj Iranit. Çdo shtet tjetër anëtar, duke përfshirë 13 nga 15 anëtarët e këshillit të sigurisë, kanë deklaruar se nuk është e vërtetë dhe kanë injoruar deklaratat e Uashingtonit në lidhje më këtë çështje, transmeton abcnews.al
E dërguara speciale e SHBA-së në OKB, Kelly Craft, tha: “Ne nuk kemi nevojë për miratim për të vërtetuar moralin tonë”.
Fjalimi i Trump parashikohet më me shumë ndjenjë këtë vit, për shkak të zgjedhjeve të nëntorit. Në maj ai njoftoi se do të ndërpriste të gjitha lidhjet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Disa kanë frikë se ai do të kërcënojë të ndërpresë fondet për OKB-në.
Trump tha para gazetarëve se ai e kishte regjistruar mesazhin e tij të hënën pasdite dhe se videoja përmbante “një mesazh të fortë për Kinën”. Në mesazhin e tij Trump, pritet të këtë folur rreth trazirave të fundit diplomatike, marrëveshjet e ndërmjetësimit mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrein, dhe gjithashtu përcaktimin e një marrëveshje ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës, të cilën Trump e ka përshkruar si “ndalimi i vrasjeve masive”, transmeton abcnews.al
Ajo çfarë Guterres shpreson të arrijë nga kjo mbledhje, është përpjekja e përbashkët ndërkombëtare për të zhvilluar një vaksinë Covid-19.
“Unë mendoj se fjalimet mund të jenë një mundësi për qeveritë, që të zotohen për të mbështetur strukturën e Covax”.
156 vende kanë rënë dakord për një marrëveshje mbi shpërndarjen e drejtë të çdo vaksine të ardhshme. Iniciativa Covax ka të ngjarë të jetë një pikë kyçe. Por SHBA-ja dhe Kina nuk janë pjesë e listës.
“Në fund të fundit, OKB është një mikrokozmos i botës,” tha Tadros. “Kështu që kur themi se OKB-ja është rrënuar, kjo nuk ka të bëjë me ndërtesën as me strukturën. Është një pasqyrim i asaj që po ndodh në botë. ”s.ba/abcnews.al