Mund të tingëllojë çuditshëmë, por është e vërtetë. Autostrada më e shkurtër në botë është e gjatë vetëm një metër.
Një pronar 33-vjeçar i një zinxhiri fast-food-esh, Stefan Mandachi kishte ndërtuar autostradën e tij private të vogël në pamundësi për të përballuar rrjetin e autostradave në vendin e tij të lindjes Rumani.
33-vjeçari kishte një nivel ekonomik shumë të lartë dhe në këtë mënyrë nisi punën, e cila i kushtoi plot 4.400 euro.
Miniautostrada u ndërtua në Suceava, një qytet në një pjesë të vendit pa autostrada dhe kulmin e shënoi me prerjen e shiritit në ceremoninë inauguruese.
Rumania ka një nga rrjetet e autostradave më pak të zhvilluara në Bashkimin Europian, me vetëm 857 kilometra. l.k/abcnews.al