Rikthehet Elvana Gjata, shfaqet më në formë se kurrë

schedule08:42 - 22 Shtator, 2020

schedule 08:42 - 22 Shtator, 2020

Prej disa kohësh Elvana Gjata është shkëputur nga muzika, ndërkohë që kohët e fundit këngëtaren e kemi parë  shumë të distancuar dhe nga rrjetet sociale. Së fundmi, autorja e hitit “Me tana” ka thyer heshtjen dhe ka postuar disa fotografi në Instagram.

Elvana ka marrë vëmendje teksa ka pozuar e veshur me bikini dhe atlete, duke vënë në pah trupin e formësuar. Këngëtarja duket e mrekullueshme në këtë “rikthim”, ndërsa nuk kanë munguar dhe komentet e shumta nga fansat e saj.

 

View this post on Instagram

 

@jlconsultingalbania

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Kujtojmë që këngëtarja e hitit “A m’don” është përfolur se po vjen me një bashkëpunim me Deejay-n me famë botërore, Mahmut Orhan. Dyshimet lindën pasi ky i fundit publikoi pak javë më parë disa foto, që janë shkrepur në po të njëjtin vend ku dhe Elvana ka realizuar disa fotografi. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!