Shyti: Katër pikat i mbyllin gojën sportit, Halili ka gabuar te borxhet e Bashkisë

schedule22:53 - 21 Shtator, 2020

schedule 22:53 - 21 Shtator, 2020

Artan Shyti është i ftuar në Pressing, në ABC News. Në fjalën e tij, Shyti u shpreh: “Nuk janë vetëm katër pika. Problemet e futbollit shqiptar janë më të thella, më komplekse. Rrezikojnë që t’i mbyllet goja sportit nëse plotësohen këto katër pika, sepse thonë pastaj që ne ua plotësuam katër pikat, kështu që mos kërkoni më.

Nuk është vetëm kjo, nuk janë vetëm këto katër pika, ka më shumë probleme tjera. Nuk mund të ketë pavarësi nëse sporti shqiptar financohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga shteti, nga Bashkitë. Nuk mund të bëhet sporti kështu.

Ka ardhur një letër, të merremi me letrën me katër pika. A nuk ka mundësi futbolli të marrë tre ekonomistë, të bëjnë një faturë, një bilanc të klubeve. Ato humbje që kanë krijuar bashkia Shkodër, bashkia Tiranë, t’i zbresin. Nëse Halili (presidenti i Tiranës) ka paguar borxhet e bashkisë, ka bërë gabim”, u shpreh Shyti./abcnews.al