Numri i rasteve të reja me koronavirus në Iran është rritur në 3,341 në 24 orët e fundit, raporti më i lartë ditor që nga fillimi i qershorit.
Numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 425,481, njoftoi sot një zëdhënëse e Ministrisë së Shëndetësisë në televizionin shtetëror.
Shima Sadat Larry njoftoi se 177 persona kanë humbur betejën me virusin një ditë më parë në Iran, duke e çuar numrin zyrtar të të vdekurve në 24,478.
Zëvendës Ministri i Shëndetësisë i Iranit Iraz Haricchi tha javën e kaluar se i gjithë vendi ishte në “gatishmëri të kuqe” për koronavirusin pasi numri ditor i vdekjeve dhe infeksioneve u rrit me një shpejtësi alarmante.
Zyrtarët iranianë të shëndetësisë kanë paralajmëruar një valë të re pandemie, ndërsa qeveria ia atribuon rritjen e rasteve pjesërisht mosrespektimit të protokolleve shendetësore.
Pavarësisht shqetësimeve në lidhje me përhapjen e koronavirusit, shkollat u rihapën më 5 shtator, megjithëse ministria e arsimit më vonë njoftoi se frekuentimi nuk ishte i detyrueshëm.
Irani është një ndër vendet më të goditura nga përhapja e Covid-19 në Lindjen e Mesme. g.v/abcnews.al