Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kontrolle në qeli në mes të natës, si iu gjet celulari në qeli Gaxhait të Vlorës

schedule11:46 - 21 Shtator, 2020

schedule 11:46 - 21 Shtator, 2020

Gazment Brakës, i njohur ndryshe edhe si Gaxhai, i është kapur një telefon në qeli gjatë kontrolleve të ushtruara nga punonjësit e policisë, në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku ai vuan dënimit.

Abcnews.al mëson se celulari, një “Samsung”, Galaxy J3″, Gaxhait i është gjetur nga dy punonjës policie mbrëmjen e 1 marsit në vitin 2018.

Në orën 22.00, gjatë kontrolleve të kryera në dhomën Nr.7 ku vuan dënimin Gaxhai, punonjësit e policisë, Fatmir Pupa, Arbër Labi, gjetën celularin Samsung, me ngjyrë të zezë, me një kartë SIM, të bardhë, pa emër.



Në dëshminë e dhënë, Gaxhai ka pranuar se celulari është i tiji duke shtuar se e kishte pasur prej rreth një muaji.

Në cilësinë e provës u mor raporti i shërbimit mbrëmjen e 1 marsit, i përpiluar nga punonjësi i policisë Labi. Ndërsa, celulari Samsung është këqyrur dhe sekuestruar nga policia gjyqësore.

Kështu, në përfundim të hetimit të nisur më datën 6 mars të vitit 2018, prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka regjistruar Procedimin penal për Gaxhain, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve to ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Kujtojmë se Gazment Braka ose Gaxhai është i dënuar përjetë për vrasje dhe për krijim organizate kriminale në vitin 1997.

Historia e bandës dhe përplasjet me Zani Çaushin

Çfarë ndodhi në maj 1997, kërkoi blindat te drejtuesit e Policisë.
Gazmend Braka, së bashku me një grup shokësh nga qyteti i Vlorës, por dhe nga qytete të tjera, ndër ta dhe mjaft persona tashmë të vrarë, krijuan bandën që më pas do të njihej si banda e “Gaxhait”.

Në funksion të organizimit të kësaj bande të armatosur, shërbejnë dhe faktet që duke pasur si qendër fshatin Cerkovinë, anëtarët e bandës nuk kryenin asnjëherë veprimtari kriminale në atë fshat.

Nga deklarimet e banorëve të fshatit, rezulton se Gaxhai së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit, për të krijuar idenë e një grupi të organizuar që mbronte zonën herë pas here, ndihmonte me para njerëzit e fshatit. Gjithashtu, provohet se mjaft shtetas që kishin konflikte me persona të ndryshëm në Vlorë shkonin te Gaxhai në Cerkovinë për t’ua zgjidhur problemet e tyre.

SULMI NDAJ KOMISARIATIT TË VLORËS

Më datë 11.05.1997, anëtarët e bandës “Gaxhai”, të organizuar kanë shkuar në Komisariatin e Policisë Vlorë për të marrë një mjet të blinduar dhe para se të largoheshin kanë vrarë oficerin e Policisë, shtetasin Viron Rrapaj.

Lidhur me këtë ngjarje, gjatë këtij hetimi gjyqësor prokurori arriti të provojë se nga ana e Policisë kishte të dhëna se bandat që vepronin në qytet do të sulmonin komisariatin e Policisë, për të marrë prej aty mjetet e blinduara.

Në fillim, rreth orës 11:00 të datës 11.05.1997, në komisariat kanë shkuar tre-katër persona të armatosur dhe kanë hyrë në fillim tek oficeri i rojës.

Aty njëri prej tyre është prezantuar si Gaxhai dhe ka kërkuar që të merrte kontakt me drejtuesit e Policisë dhe ka kërkuar të merrte blindat për t’u mbrojtur nga Zani. Pas disa minutash, para komisariatit të Policisë erdhën mjaft makina dhe prej tyre zbritën rreth 30- 40 persona të armatosur, të cilët u futën në oborrin e komisariatit. Siç rezultoi edhe nga dëshmitë e dhëna para Gjykatës nga ana e punonjësve të Policisë, të cilët ishin prezentë në ato momente, pjesëtarët e organizatës kriminale kontaktuan me oficerin e Policisë, Haxhi Demirin, i cili u shpjegoi se nuk mund t’i merrnin mjetet e Policisë. Pasi u sqaruan, personat e armatosur u tërhoqën prej komisariatit.

Duke dalë nga oborri i komisariatit, Alfred Nebiu (Kakami) ka parë policin Viron Rrapaj në derën e brendshme të komisariatit dhe ka qëlluar në drejtim të tij, duke e vrarë.

Përveç Alfredit, deklaruesi Ilirjan Beqiri, por dhe persona të tjerë që kanë qenë aty të pranishëm, kanë mundur të njohin nga anëtarët e bandës, të pandehurin Gazmir Braka (Gaxhain), Sokol Sinomatin dhe Armando Sulejmanin, i cili kur u zhvillua ngjarja ka pasur një debat me policin Andrea Kanani (vdekur) për t’i marrë antiplumbin.

“Unë kam dëgjuar që këtë vrasje e ka kryer banda e ‘Kakamit’ dhe personat që kanë kryer vrasjen ishin Alfred Nebiu ‘Kakami’, Gazmend Braka ‘Gaxhai’ dhe Ilir Kokosi. Di që ditën e vrasjes, burri im, Vironi, kishte shërbimin dhe po atë ditë kishin shkuar në komisariat për të marrë autoblinda dhe pasi kishin marrë përgjigje negative, ata (banda) kanë qëlluar Vironin, i cili ka qenë pak metra para tyre dhe po shkonte të hynte në komisariat”, ka dëshmuar gruaja e policit të vrarë, Teuta Rabaj. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!