U masakrua me thikë, burime nga spitali Kavajë: I moshuari doli të shtunën, është në gjendje të mirë

schedule18:09 - 20 Shtator, 2020

schedule 18:09 - 20 Shtator, 2020

Besnik Çelmeta që denoncoi me pamje se u dhunua nga Rizan Aliu mbrëmjen e 17 shtatorit ka dalë nga spitali dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga spitali i Kavajës pohojnë për Abcnews.al se i moshuari Çelmeta u dërgua në spital mbrëmjen e së enjtes dhe qëndroi deri ditën e shtunë për mjekim, ndërsa më pas u largua “në gjendje të mirë”.

Për ngjarjen, policia ka shpalluar në kërkim Rizan Aliun, që akuzohet nga Besnik Çelmeta se është autori i ngjarjes. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!