Koronavirusi mund të ndihmojë studiuesit në luftën ndaj kancerit

schedule14:38 - 19 Shtator, 2020

schedule 14:38 - 19 Shtator, 2020

Shashi Gujar, pjesë e  departamentit të patologjisë në Dal të Indisë, së bashku me kolegët në Shtetet e Bashkuara, Danimarkë, Francë, Gjermani dhe Indi, po studiojnë nëse përgjigja imune kundër SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19 , mund të luftojë kancerin duke përdorur sistemin imunitar, raporton FoxNews

Sistemi imunitar i trupit tonë arrin të zbulojë viruse dhe baktere të huaja që shihen si ‘kërcënime’. Gujar eksploroi nëse viruset si koronavirusi mund të luanin një rol si gjenerata e ardhshme e imunoterapisë së kancerit, sipas raportit të tij të botuar në revistën OncoImmunology.

“Ne  kemi zbuluar se si të mashtrojmë qelizat specifike T të koronavirusit, në mënyrë që të mendojnë se kanceri është infektuar me virusin,” u shpreh Dr. Gujar në deklaratën për shtyp. “Qëllimi është që ta bësh këtë pa përdorur virusin apo pa shkaktuar infektimin e vërtetë.”

Ai shpjegoi se kur një person infektohet me SARS-CoV-2, sistemi imunitar arrin të njohë  virusin dhe “qelizat T” aktivizohen dhe veprojnë në një mënyrë specifike për të vrarë vetëm qelizat që ‘strehojnë virusin, transmeton abcnews.al

Vaksinat që aktualisht po testohen në të gjithë botën kanë demonstruar një aftësi të ngjashme për të funksionuar njësoj si qelizat T specifike të koronavirusit, sipas raportit.

Ekspertët kanë shpjeguar për Fox News se qelizat T kanë “qeliza të kujtesës” që ruhen në trup pasi një person lufton me një infeksion.

“Sistemi imunitar përdor këto qeliza për të kujtuar se arriti të mbrojë trupin nga ajo sëmundje.”

“Qelizat e kujtesës” do të veprojnë si një alarm dhe do të ndihmojnë sistemin imunitar të identifikojë dhe të prodhojë antitrupa për të sulmuar virusin e huaj nëse futet përsëri në organizëm, sipas agjencisë federale të shëndetit, transmeton abcnews.al

Ekipi i shkencëtarëve po përpiqet të bëjë që qelizat T të sulmojnë tumoret duke bërë që qelizat kancerogjene të shprehin të njëjtat shenja identifikuese si qelizat strehuese të  koronavirusit, dhe kështu të bëhen objektiva të qelizave T që luftojnë koronavirusin.

“Sapo të jemi të sigurt se kjo do të funksionojë, kjo imunoterapi do të jetë  një proces i drejtpërdrejtë dhe ne mund ta përdorim tek pacientët. Kjo është një strategji e re dhe praktike për të shfrytëzuar qelizat T të virusit kundër llojeve të ndryshme të kancerit, transmeton abcnews.al

Qelizat specifike të koronavirusit mund të gjenden te miliona njerëz  për shkak të infeksionit ose një vaksine, duke e bërë këtë lloj imunoterapie të kancerit të dobishëm për  popullatën në mbarë botën.

Grupi ndërkombëtar i shkencëtarëve së bashku me Gujar aktualisht po testojnë emërtimet specifike të koronavirusit  që ndodhin në popullata të ndryshme. Ata më pas planifikojnë të bëjnë një “koktej të këtyre emërtimeve” për të trajtuar kancerin. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!