Politikani opozitar rus, Alexei Navalny, i cili u helmua një muaj më parë tashmë duket se ëhstë në gjendje të mirë shëndetsore.
Lideri i opozitës ruse ka postuar një foto në Instagram duke ecur shkallëve, vetëm pesë ditë pasi një spital në Berlin e largoi atë nga ventilator për frymëmarrje.
“Më lejoni t’ju tregoj se si po shkon rehabilitimi im. Është një rrugë e qartë, por e gjatë”, shkruan Navalny.
Kritiku i Kremlinit tha se ai ende nuk mund ta përdorë telefonin dhe ka vështirësi të mbush gotën me ujë apo të ngjitet shkallëve për shkak të paqëndrueshmërisë.
Navalny është sëmurë papritmas gjatë një fluturimi brenda Rusisë, më 20 gusht, i cili disa ditë më vonë u dërgua për mjekim në Gjermani, me kërkesë të gruas së tij.
Ekspertët gjermanë thonë se kritiku i Kremlinit është helmuar me agjentin nervor Noviçok.
Ndërkohë ekipi i kujdesit të Navalnyt, kanë thënë se në shishe të ujit në dhomën e tij të hotelit, janë gjetur gjurmë të agjentit nervor Noviçok.e.su./abcnews.al