Diego Jota tani i Liverpool, “Ujqit” i marrin talentin e mbrojtjes

schedule12:17 - 19 Shtator, 2020

schedule 12:17 - 19 Shtator, 2020

Liverpool nuk e ka mbyllur merkaton. Një ditë më parë nënshkroi spanjolli Thiago Alcantara, i blerë nga Bayern Munich. Tashmë “The Reds” kanë siguruar edhe një sulmues të majtë dhe ai është portugezi Diogo Jota, i cili ka spikatur me Wolverhamton.

Futbollisti 23-vjeçar do të nënshkruajë për pesë vite me Liverpool, ndërkohë që klubi i tij aktual përfiton 41 milion sterlina. Katër milion të tjera mund t’i marrë në të ardhmen, sipas klauzolave të përfshira në marrëveshjen mes klubeve.

Ndërkohë ka edhe një lëvizje në krahun e kundërt, pasi Wolverhapton u merr kampionëve të Anglisë mbrojtësi Ki-Jana Hoever. Për të ata do të paguajnë 9 milion euro, ndërkohë që janë përfshirë edhe 4.5 milion euro bonuse në varësi të paraqitjeve të 18-vjeçarit holandez.  Liverpool ka mbajtur edhe të drejtat për 15% të kartonit dhe do të përfitojë në të ardhmen në rast se ai shitet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!