Në vijim të hetimeve për zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale në Elbasan grupi hetimor ka marrë në pyetje pas arrestimit Erion Alibejn për të mësuar më shumë për dinamikën e ngjarjeve dhe porositjen e dy vrasjeve që dyshohet se ka qenë organizator.
Gazetarja Glidona Daci, duke iu referuar burime nga policia raporton se Alibej ka refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit teksa ka mohuar akuzat.
Alibej dyshohet dhe për porositjen e vrasjes së Bujar Çelës, ngjarje dhe për të cilën ka refuzuar të flasë.
LEXO EDHE: PROFIL/ Organizoi dhe porositi dy vrasje, kush është Erion Alibej vëllai i “Tarzanit” të Elbasanit
Policia e Elbasanit njoftoi ditën e djeshme se janë zbardhur dhe dokumentuar dy vrasjet e ndodhura 2 muaj më parë në qytetin e Elbasanit.
Siç tha policia organizatori dhe porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt të cilat tronditën qytetin është Erion Alibej, 34-vjeç.
Erion Alibej njihet ndryshe si Andrea Alibej por edhe si Erion Dylgjeri, ndërsa burime për ABC News kanë njoftuar se dyshohet të jetë i përfshirë edhe në vrasjen e djeshme në Elbasan, ku u ekzekutua vëllai i të shpallurit në kërkim për grabitjen e Rinasit, Talo Çela, 51 vjeçari Bujar Çela. g.v/abcnews.al