Mesfushori Eduart Rroca, u largua sot nga Kukësi për t’u transferuar te Instanbulspor, në Turqi. Pasi firmosi për klubin turk, Rroca bëri një postim në faqen e tij zyrtare në Instagram, duke falënderuar ekipin e Kukësit për bashkëpunimin.
“Momente te tilla jan gjithmone te veshtira por duhet te gjesh menyren e duhur per tu shprehur. Nga dita e sotme eshte mbyllur aventura ime me FK Kukesi Albania per nje eksperience me te mire ne aspektin personal. Ne këtë moment, kam vetem falenderime per te gjithe, per tifozet tane qe na kanë mbeshtetur kudo, edhe pse nuk kemi luajtur ne shtepine tonë.
Falenderime per gjithe stafet teknike qe kam punuar kto 1 vit e gjysme per te gjithe shoket qe kam pas ne ekip dhe per te gjithe pjesetaret e klubit ne vecanti per presidentin Safet Gjicin per mirekuptimin. Faleminderit te gjitheve dhe ju uroj vetem suksese. Me respekt, Eduart Rroca”, shkroi mesfushori./abcnews.al