“Mbretëria e Bashkuar tashmë është përfshirë nga një valë e dytë të Covid-19”, ka thënë kryeministri Boris Johnson, duke shtuar se “ka qenë e pashmangshme kjo valë e dytë në vend”.
Johnson gjithashtu deklaroi se nuk “dëshironte të merrte masa më të mëdha bllokimi”, por që kufizimet siç është ajo e distancës sociale janë të nevojshme.
Rregullat e reja u aplikuan për Lancashire, Merseyside, pjesë të Midlands dhe West Yorkshire.
Gjatë ditës së sotme Mbretëria e Bashkuar regjistroi edhe 4,322 raste të konfirmuara për koronavirus.
Johnson u shpreh se britanikët kanë bërë një punë të mahnitshme duke respektuar masat e vendosura nga ekspertët e shëndetit por ata e kanë ulur në vijim disiplinë ndërsa tha që “njerëzit e kanë të vështirë të mbajnë këtë rregull strikt për një kohë të gjatë”.
N.D./abcnews.al