Në emisionin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ishin të ftuar artistët Gerta dhe Klejti Mahmutaj.
Dy artistë në një familje, të cilët mbahen mend për këngën “Në ditar, një dashuri” edhe pse që nga ajo kohë kanë sjellë shumë projekte të tjera.
Por çfarë thonë këngëtarët për këtë këngë, të cilën shqiptarët e aq duan shumë?!
I pyetur nga Ermali nëse kërkesa për ta kënduar hitin edhe sot e kësaj dite, Klejti tha se bëhet pak e bezdisshme ndërsa Gerta shtoi:
“Të them të drejtën ndonjëherë, s’do ta mohoja se do isha gënjeshtare. Jo kënga, se atë këngë realisht e dua. Por është ajo që tha Klejti kur shikon që njerëzit e kërkojnë atë këngë dhe gjithmonë kur të shikojnë thonë “Ua Gerta dhe Klejti kanë kënduar këngën “Në ditar një dashuri””.
Nga Gerta duket që do të presim klipe e këngë të reja, ndërkohë që Klejti sapo e ka publikuar një të re, me stilin e tij që i shkon për shtat. E ky i fundit, ndan për ndjekësit edhe pasionin dhe angazhimin që ka për sportin.
/abcnews.al/