Departamenti Amerikan i Drejtësisë do të hetojë përgjimin e Trump nga FBI

schedule11:09 - 21 Maj, 2018

schedule 11:09 - 21 Maj, 2018

Drejtësia amerikane do të hetojë lidhur me qëllimin e përgjimit të ekipit të fushatës së Donald Trump nga FBI. Kjo është njoftuar nga Zëvendës prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, i cili kërkon të mësojë nëse përgjimi është përdorur për qëllime të papërshtatshme.

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bahskuara do të hetojë nëse agjentët e FBI përgjuan fushatën e presidentit Donald Trump në 2016 për “qëllime të papërshtatshme”. Në një mesazh në tuitër, kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se dëshiron të mësojë nëse administrata paraardhëse urdhëroi një lëvizje të tillë. Këto zhvillime vijnë pas raportimeve të mediave amerikane që sugjeruan se FBI kishte një informues që merrte pjesë në mbledhjet mes këshilltarëve të fushatës.

Zëvendës prokurori i përgjithshëm i SHBA, Rod Rosenstein tha se një veprim I tillë do të ndërmerret për zbuluar nëse ka pasur të infiltruar. “Nëse dikush është infiltruar apo ka përgjuar anëtarët e fushatës presidenciale për qëllime të papërshtatshme, ne duam ta dijmë dhe të marrim veprimin e duhur”, shkruan ai në një deklaratë.

Tashmë ka një hetim për të gjitha aspektet lidhur me fushatën e Trump për zgjedhjet e 2016-ës dhe nëse Rusia është përpjekur të ndikojë në rezultat. Kërkesa e fundit e Trump vjen pas një sërë mesazhesh në tuitër ku denonconte “gjuetinë e shtrigave”, për të cilën thotë se nuk është gjetur asnjë lidhje mes fushatës së tij me Rusinë.

Kjo I referohet një hetimi që drejtohet nga prokurori special Robert Mueller, lidhur me përpjekjet e Kremlinit për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, nëse ka pasur bashkëpunim mes Moskës dhe fushatës së Trump dhe nëse presidenti tentoi në mënyrë të paligjshme të pengonte drejtësinë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka sulmuar vazhdimisht këtë hetim si dhe anëtarët e administratës së tij kanë kërkuar shpesh që të mbyllet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!