Zakynthos, Kefalonia, Ithacana janë nën vorbullën e ciklonit “Ianos” që ka goditur Greqinë.
Rrugë të mbushura me ujë, pemë të rrëzuara, anije të mbytura dhe biznese të shkatërruara, janë këto pamjet që raportojnë mediat greke nga zonat e prekura.
Situata në Itaka duket se është më e vështirë për momentin . “Cikloni Mesdhetar goditi ishullin. Deri pak më parë komunikimi ishte i pamundur, ndërsa i gjithë ishulli nuk ka energji elektrike. Ekipet e HEDNO po luftojnë fort për të rivendosur energjinë elektrike”, tha pak pas orës 11:30 guvernatori i Ishujve Jon, Rodi Kratsa.
Probleme serioze raportohen edhe në dy zonat e tjera, ku janë përmbytur rrugë dhe shtëpi. g.v/abcnews.al