Vakancat për Kushtetuesen, Meta: KED të tregojë institucionet që po vonojnë procesin

schedule11:39 - 18 Shtator, 2020

schedule 11:39 - 18 Shtator, 2020

Presidentin Ilir Meta në konferencë e sotme për shtyp është ndalur edhe tek plotësimi i vakancave në Gjykatë Kushtetuese dhe atë të Lartë.

Meta ushprej se KED e vitit 2020 ka problematike, pasi ka konstatuar vonesa në procesin e ringritjes së Gjykatës Kushtetuese.

Ai kërkon nga KED të dijë se cilat institucione po e zvarrisin procesin duke vonuar informacionin. Presidenti tha se është duke verifikuar dhe ka konstatuar institucione që kanë vonuar përgjigje, megjithatë ai bën përgjegjës edhe vetë KED që ka heshtur.

Gjatë kësaj periudhë kam ndjekur me vëmendje edhe punën për plotësimin e vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Mosfunksionimi i KED në 2017 dhe 2018 janë analizuar dhe trajtuar ne opsionin përfundimtar të Komisionit të Venecias.

Edhe KED e 2020 ka shfaqur problematika. Nuk lidhen vetëm me veprimtarinë e KED, por edhe institucioneve të tjera shtetërore. Presidenti është duke verifikuar ë gjitha detajet, për vonesat e shkaktuara.

LEXO EDHE: Do japë dorëheqjen si president për një post qeveritar? Përgjigjet Meta

Të gjitha gjetjet do tu dërgohen organeve kompetente. Nga një këndvështrim rezulton se ka institucione që kanë vonuar përgjigjen për KED më shumë se 8 muaj. Këto vonesa janë të pafalshme. Faktet janë më të rënda. Verifikimi po vazhdon. Unë pres nga KED që të reagojë dhe ti bëjë të ditur presidentit kush janë institucionet që kanë vonuar.

Cilat institucione kanë vonuar procesin? KED duhet të raportojë në Kuvend e Presidencë. Po ashtu KLGJ nuk po punon me ritëm të plotë, pasi në Gjykatë e Lartë po presin mijëra dosje. 

Shqetësimet që unë po bëj publike kanë të bëjnë vetëm me nevojën imediate që Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë të jenë në funksion”, u shpreh Meta. g.v/abcnews.al