Mjeke reumatologe në spitalin Hygeia, doktoresha Blerina Dhamo, e ftuar tek “Abc-ja e Mëngjesit”, ka theksuar se sëmundja e enëve të gjakut është një tregues i rëndësishëm në lidhje me sëmundjet reumatizmale.
Doktoresha në fjalën e saj ka theksuar se një tipar dallues është ndryshimi i ngjyrës së lëkurës sidomos tek gishtat e këmbës dhe dorës ajo që tregon fazën në të cilën mund të ndodhet një i sëmurë.
Ndër të tjera ajo ka theksuar dhe rëndësinë që ka ekzaminimi me videokapilaroskopi, që mund të realizohet në Spitalin Hygeia.
“Videokapilaroskopia është mikroskop me një lëndë zmadhuese që bën të mundur pamjen shumë të qartë të kapilarëve ne e kryejmë atë në shtratin e thoit se është shumë më e thjeshtë për tu kryer nuk është inovazive për pacientin dhe mjaft e thjeshtë pasi mund të bëhet në moment dhe nuk ka asnjë nevojë për analiza të mëparshme. Pacientët që mund të bëjnë një gjë të tillë janë ato që vuajnë nga një problem që njihet si fenomen region, ndryshe është për të gjithë personat që ndryshojnë ngjyrën e lëkurës në majën e gishtave të këmbëve dhe të duarve, kur ekspozohen në temperatura të ftohta ku këta individ pësojnë një ulje të fluksit të gjakut, dhe kjo është fenomeni i ngushtimit të kapilarëve. Disa sëmundje reumatizmale fillojnë kështu, qëllimi është që të fillohet sa më shpejt ekzaminimi për të shmangur situatat më të rënda të sëmundjeve reumatizmale”, është shprehur ajo.e.su./abcnews.al