Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim me ambasadorin gjerman në Tiranë, Peter Zingraf. Mësohet se takimi po zhvillohet në selinë e PD.
Nuk dihen ende detaje rreth këtij takimi, ndërkohë që vjen pak para mbledhjes së Këshillit Politik.
Kujtojmë se në Këshillin Politik janë rikthyer së fundmi përplasjet. Opozita kërkon lejimin e koalicioneve parazgjedhore dhe hapje 100% të listave, por këto kërkesa nuk pranohen nga mazhoranca. g.v/abcnews.al