Harry i dhuron Meghan unazën e Princeshës Diana

schedule15:31 - 20 Maj, 2018

schedule 15:31 - 20 Maj, 2018

Familja Mbretërore ka falenderuar të gjithë ata që ndoqën dhe morën pjesë në dasmën e Princit Herri me Megan Markëll. Ndërkohë, mediat kanë zbuluar dhe dhuratën e veçantë që i ka bërë Herri bashkëshortes së tij.

Familja Mbretërore në Britani ka falenderuar të gjithë qytetarët që ndoqën në Uindsor, martesën e Princit Herri me Megan Markëll. Mijëra persona mbushën rrugët për të parë nga afër çiftin në ditën e tyre më të rëndësishme, me shumë të tjerë që e ndoqën ceremoninë përmes televizionit në të gjithë botën. Festimet e dasmës përfunduan me një darkë tradicionale dhe fishekzjarre në Shtëpinë Frogmore, pranë Kështjellës Uindsor. Dyqind familjarë dhe miqtë më të afërt të Megan dhe Herrit morën pjesë në një event të mbajtur nga Princi Çarls.

Sipas BBC, më shumë se 13 milionë vetë ndoqën dasmën e shekullit. Para ceremonisë, Megan ishte shumë e qetë, zbulon parukieri i saj. Si dhuratë për dasëm, Princi Herri i dha bashkëshortes një unazë me një gurë smeraldi ngjyrë blu, që i përkiste nënës së tij të ndjerë – Diana, Princesha e Uellsit.

Profili i Familjes Mbretërore në Tuitër publikoi një mesazh ku falenderonte të gjithë ata që ndoqën ceremoninë martesore. Të sapomartuarit – që tashmë njihen si Duka dhe Dukesha e Sussex – kaluan natën në kështjellën Uindsor. Çifti nuk do të largohet menjëherë nga Mbretëria e Bashkuar për muajin e mjaltit dhe kanë vendosur t’I shtyjnë për pak kohë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!